Staff Leasing – Zgjidhje Fleksibël për Menaxhimin e Personelit

Staff Leasing është një model modern i menaxhimit të burimeve njerëzore, që u mundëson kompanive të angazhojnë personel të kualifikuar për një periudhë të caktuar, pa pasur nevojë për punësim direkt në strukturën e tyre. Në thelb, ky shërbim funksionon si një formë “marrjeje me qira” të punonjësve, të cilët mbeten juridikisht pjesë e ofruesit të shërbimit, ndërsa ushtrojnë detyrat sipas kërkesave të klientit.

Kjo zgjidhje është veçanërisht efikase për kompanitë që përballen me nevoja sezonale, projekte afatshkurtra ose mungesë të brendshme të stafit, duke ofruar një mënyrë fleksibël dhe pa risk për të ruajtur performancën dhe vazhdimësinë operacionale.

Si funksionon Staff Leasing?

Nëpërmjet këtij shërbimi, ne pajtojmë dhe vëmë në dispozicion të klientit profesionistë të kualifikuar sipas profilit dhe kërkesave të përcaktuara. Këta punonjës mund të angazhohen me kontrata afatshkurtra ose afatgjata, në varësi të natyrës së pozicionit dhe objektivave të kompanisë suaj.

Në bazë të marrëveshjes së personelit me qira (secondment), punonjësit janë të punësuar ligjërisht nga kompania jonë, ndërsa detyrat, orari dhe vendi i punës përcaktohen nga klienti. Ky model u jep bizneseve një avantazh strategjik në një treg gjithnjë në zhvillim.

Përfitimet e shërbimit Staff Leasing

Ky model bashkëpunimi është projektuar për t’ju ofruar kompanive fleksibilitet maksimal, ulje kostosh dhe kontroll të plotë operacional. Disa nga përparësitë kryesore përfshijnë:

  • Reduktim të kostove të stafit – Nuk ka nevojë për administrim të kontratave, sigurimeve apo taksave të punës.
  • Fleksibilitet në ristrukturime apo zgjerim – Mund të rregulloni numrin e stafit sipas kërkesave të momentit pa implikime ligjore.
  • Shmangie e rrezikut ligjor – Punonjësit janë të regjistruar pranë nesh, duke hequr përgjegjësitë juridike nga kompania juaj.
  • Mbështetje dhe këshillim i vazhdueshëm – Ofrimi i asistencës HR për çdo çështje që lidhet me menaxhimin e stafit të caktuar me qira.

Kur është e përshtatshme Staff Leasing?

Ky shërbim rekomandohet për kompani që:

  • Kanë nevojë për staf të përkohshëm për projekte specifike
  • Janë në faza testimi në tregje të reja
  • Duhet të mbulojnë mungesa të përkohshme të stafit ekzistues
  • Kërkojnë të shmangin angazhimet afatgjata për punësim

Në një treg gjithnjë e më dinamik, ku fleksibiliteti është kyç, Staff Leasing është një zgjidhje praktike dhe e shpejtë për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore pa kompromentuar cilësinë apo efikasitetin.

Na kontaktoni për të analizuar nevojat specifike të stafit tuaj dhe për të ndërtuar një zgjidhje të përshtatur për modelin tuaj të biznesit.